Në analogji me politikat dhe prioritetet e Bashkimit Evropian, zhvillimi i TIK dhe axhenda dixhitale janë pjesë e programit të qeverisë shqiptare 2013-2017. Programi e shikon zhvillimin e TIK dhe e-shërbimet të lidhura ngushtë me zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Në programin e qeverisë është përcaktuar se qeveria do të punojë në 3 drejtime kryesore duke vendosur objektiva të matshme:

- Së pari, për shtimin dhe promovimin e shërbimeve elektronike për qytetarët, biznesin dhe administratën. Prioritet do të jetë rritja e transparencës dhe përmirësimi i shërbimeve në administratën publike sipas parimeve të iniciativës Open Government Partnership.
- Së dyti, për përdorimin e TIK në edukim për të kapërcyer hendekun dixhital dhe për të aftësuar rininë. Politikat do të jenë të orientuara drejt përmirësimit dhe zgjerimit të kapaciteteve njerëzore në mënyrë që të rritet numri i përdoruesve dhe të promovohet zhvillimi i ofruesve të e-shërbimeve. Në këtë mënyrë do të nxitet krijimi i vendeve të punës për të rinjtë të cilët mund të punësohen në tregun shqiptar, rajonal e më gjerë.
- Së treti, konsolidimi i infrastrukturës dixhitale në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, duke respektuar me rigorozitet parimet evropiane të konkurrencës së lirë e të ndershme.

Për më tepër informacion klikoni në lidhjet e mëposhtme:


Indikatorët e Strategjisë Axhenda Dixhitale 2015-2020

Plani i veprimit i strategjisë Axhenda Dixhitale e Shqipërisë 2015-2020

Axhenda Dixhitale e Shqipërisë 2015-2020

Strategjia Ndërsektoriale për Shoqërinë e Informacionit 2008-2013 

VENDIM Nr.586, datë 3.8.2011, PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.59, DATË 21.1.2009 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT”