Formular për pajisjen me kredenciale
Në kuadër të procesit të deregulimit, rritjes së transparencës dhe thjeshtimit të ofrimit të shërbimeve publike vetëm online, punonjësit e administratës publike duhet të luajnë një rol më të madh në sigurimin e dokumenteve shoqëruese, me synim lehtësimin e ofrimit të shërbimit publik online ndaj qytetarit. Ky formular aplikimi plotësohet me të dhënat e punonjësit të autorizuar nga institucioni për t’u pajisur me kredencialet e aksesimit të Modulit të Administratës Publike dhe/ose Sistemit të Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik, me qëllim lehtësimin e procedurave të përfitimit të shërbimeve nga qytetarët. Formulari i plotësuar dhe me vulën e institucionit duhet t’i dërgohet AKSHI-t me shkresë përcjellëse.
Aplikim i asistuar
Për të përfituar nga shërbimet qeveritare duhen plotësuar disa formularë. Për ti plotësuar ato onlinë klikoni më poshtë në butonin “Aplikim për shërbime të përqëndruara”. Për plotësim manual vijoni sipas kategorisë së dëshiruar më poshtë.
Aplikim manual
Për të përfituar nga shërbimet qeveritare nevojitet të dërgoni kërkesë me shkresë zyrtare pranë AKSHI, shoqëruar me formularët përkatës për secilin shërbim..
Më poshtë informacionet e detajuara për këto sherbime.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ofron shërbimin e hostimit të portaleve zyrtare si dhe te sistemeve të informacionit të administratës publike në “Private Cloud”, të ndertuar nga AKSHI, ne sherbim te institucioneve te Qeverise Shqiptare.
Dokumentacioni Shoqërues i Kërkuar
- Kerkese zyrtare prane AKSHI-t me te dhenat dhe kerkesat teknike te serverit qe do mbahet portali web apo sistemi informatik qeveritar.
- – Formulari i kërkesës për të përfituar shërbimin e hostimit të portalit web (shared hosting) të ofruar nga AKSHI.
- – Formulari i kërkesës për të përfituar shërbimin e hostimit të serverit virtual të ofruar nga AKSHI.
- – Formati i marrëveshjes së hostimit
- Hapat e Procedurës
- 1. Institucioni paraqet kerkesen zyrtare me shkrim prane AKSHI-t, duke identifikuar specifikimet teknike të serverit ku do të mbahet faqja.
- 2. Plotëson marreveshjen e hostimit të cilen mund ta shkarkojë në lidhjen mësiper
- 3. Nje person i caktuar, do punoje ne ndertimin e makinave per hostimin e portaleve apo sistemeve te institucionit kerkues.
- 4. Ne bashkepunim me IT e institucioneve behet instalimi korrekt sipas specifikimeve dhe paketave software te kerkuara. Ne baze te kerkeses zyrtare , mund te behen instalime aplikacionesh shtese ne perputhje me politikat e vete institucioneve.
- 5. Procedura e hostimit mund te kerkoje edhe ndryshime ne DNS publike apo private te domain sipas kerkesave te publikimit te sistemeve/ portaleve ne LAN Govnet apo WAN Internet.
6. Publikimi ne WAN Internet nepermjet DNS publike te AKSHI-t, mund te kerkoje modifikime teknike prane AKEP. Kjo procedure ndiqet ne bashkepunim me specialistet e AKSHI-t.
- Afati i Marrjes së Vendimit
Ne varesi te kerkesave teknike, nga 1 dite pune ne maksimumi 4 dite pune.
Periudha e Vlefshmërisë
Pa afat.
Tarifat dhe Taksat
Nuk ka.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nepermjet infrastrukures se saj per sherbimet e perqendruara ofron sherbim mail sipas standarteve ne formatin “emer.mbiemer@institucioni.gov.al ” per institucionet publike ne nivel qendror. Ky sherbim ofrohet ne nje cilesi te larte, duke perfshire sigurine ndaj spam,malware,virus etj si dhe duke garantuar nje sherbim 24 ore ne dite per 365 dite te vitit. Sherbimi gjithashtu perfshin edhe suportin teknik (helpdesk) ndaj institucionit perftues.
Dokumentacioni Shoqërues i Kërkuar
- – Shkrese zyrtare prane AKSHI-t me te dhenat per adresat e postes elektronike (emer mbiemer).
– Formulari i kërkesës për të përfituar shërbimin e postës elektronike nga AKSHI
Hapat e Procedurës
- 1. Ne vijim te kerkeses zyrtare prane institucionit dhe pasi eshte marre lista zyrtare e personelit te institucionit nis procedura e krijimit te adresave perkatese.
- 2. Personeli teknik i institucionit kerkues nis proceduren prane AKEP ne deklarimin e nameserver (DNS) per domainin e tyre zyrtar ne nameserver te AKSHI. Kjo procedure kryhet ne bashkepunim me stafin teknik te AKSHI dhe AKEP.
- 3. Ne vijim nga stafi i AKSHI-t krijohen rekordet per mail ne zonen perkatese te DNS te jashtme te AKSHI (ns1.akshi.gov.al dhe ns2.akshi.gov.al) .
- 4. Nga ky hap e ne vazhdim institucioni kerkues ka mail zyrtar.
Afati i Marrjes së Vendimit
Ne varesi te kerkeses dhe te modifikimeve te kryera nga AKEP per name server te jashtem, koha e realizimit nga AKSHI eshte nga 15 min ne maksimumi 1 ore.
Periudha e vlefshmërisë
Pa afat.
Tarifat dhe Taksat
Nuk ka.
AKSHI nepermjet zgjerimit te rrjetit Govnet, i cili eshte nje rrjet privat qeveritar ne Fiber Obtike (FO) dhe nepermjet infrastruktures CORE NETWORK dhe DISTRIBUTION NETWORK e ndertuar nga paisje te nje teknologjie te fundit dhe me nje siguri te avancuar, ka rritur te jete prezent ne pjesen me te madhe te institucioneve qeveritare duke shperndare INTERNET dhe Sherbime te tjera te perqendruara. Interneti i akshi eshte teresisht redundant npemjet protokollit BGP dhe nepermjet AS te AKSHI (AS 5576) si dhe IP reale te regjistruara prane RIPE NCC ne emer te Qeverise Shqiptare. Te gjitha keto elemente ofrojne nje sherbim cilesor , te sigurte dhe panderprerje te konektivitetit ne WAN dhe ne LAN qeveritar ku institucioni mund te nderfaqesohet me sherbimet e tjera private te Qeverise (Autentifikim ne AD, Thesari, PBA, HRMIS etj) si dhe te shkembeje te dhena me institucione te ndryshme nepermjet ketij rrjeti privat dhe sigurise qe ofron ky i fundit.
Dokumentacioni Shoqërues i Kërkuar
- Kerkese zyrtare prane AKSHI-t me kerkesat teknike per konektivitetin dhe/ose bandwith per internet.
- – Formulari i kërkesës për të përfituar shërbimet qeveritare të ofruara nga AKSHI.
- Hapat e Procedurës
- 1. Paraqitja e kerkeses zyrtare prane AKSHI-t;
- 2. Marrja e koordinatave te institucionit nga ana e specialisteve te AKSHI-t;
- 3. Procedura e verifikimit te link te FO prane institucionit dhe e lidhjes se tyre ne POP-GOVNET me te afert nepermjet Metro Ethernet Switches;
- 4. Ne vijim, ne varesi te natyres dhe madhesise se institucionit, vendoset ose jo Router fundor ne te.
Afati i Marrjes së Vendimit
Ne varesi te volumit te punes teknike, koha mund te varioje nga 48 ore nga marrja e kerkeses ne maksimumi 7 dite pune.
Periudha e Vlefshmërisë
Pa afat.
Tarifat dhe Taksat
Nuk ka.
Nëpërmjet këtij shërbimi është e mundur të komunikohet nëpërmjet mesazheve tekst,audio dhe video të transmetuara në rrjet nga përdoruesit në kohë reale. AKSHI ka ndërtuar platformën Microsoft Lync2013, e cila realizon dhe bën të mundur ofrimin e këtij shërbimi.
Dokumentacioni Shoqërues i Kërkuar
- – Kërkese zyrtare prane AKSHI-t me kerkesat per A, MX, AAAA, TXT, CNAME etj., per DNS te brendshme ne rrjetin Govnet apo DNS te jashtme ne Internet.
- – Formulari i kerkeses per te perfituar sherbimin e hostimit të DNS të ofruar nga AKSHI.
- Hapat e Procedurës
1. Paraqitja e kerkeses zyrtare prane AKSHI-t;
2. Ne varesi te kerkeses per DNS publike dhe /ose private procedohet nga specialistet e AKSH,I perkatesisht me krijimin e zonave ne DNS server privat dhe/ose publik.
3. Ne rast te hostimeve te sherbimeve ne servera jo te AKSHI-t, institucionit i kerkohet te percaktoje IP publike ku do puntojne rekordet perkatese te zones. Saktesia e informacionit te dhene nga IT e institucionit vlereson edhe publikimin me sukses te sherbimit.
4. Ne rast se sherbimet hostohen nga AKSHI prane infrastruktures se tij, e gjithe procedura e publikimit ne DNS te jashtme dhe te brendshme ndiqet nga specialistet e AKSHI-t. Parakusht i domosdoshem per funksionimin e DNS te jashtme eshte qe institucioni kerkues te kete bere modifikimet e nevojshme prane AKEP sipas koordinimit me AKSHI.
Afati i Marrjes së Vendimit
Në varesi te volumit të punes teknike, koha mund te varioje nga 1 në 4 ditë pune.
Periudha e vlefshmërisë
Pa afat.
Tarifat dhe Taksat
Nuk ka.
Nëpërmjet këtij shërbimi është i mundur instalimi i antivirus në kompjuterat të cilet janë në domainin GOV.
Dokumentacioni Shoqërues i Kërkuar
- – Kerkese zyrtare prane AKSHI-t me sqarimet për specifikat e shërbimit, aplikimi i kërkuar.
- – Formulari i kërkesës për të përfituar shërbimin e antivirusit të ofruar nga AKSHI.
Hapat e Procedurës
- 1. Paraqitja e kerkeses zyrtare prane AKSHI-t;
- 2. Procedohet nga specialistet e AKSHI, përkatesisht me krijimin e paketave, konfigurimin e instalimit automatik të SW te kërkuar, etj.
- Afati i Marrjes së Vendimit
Në varesi te volumit të punes teknike, koha mund te varioje nga 1 në 4 ditë pune.
Periudha e Vlefshmërisë
Pa afat.
Tarifat dhe Taksat
Nuk ka.
Nëpërmjet këtij shërbimi është i mundur instalimi, konfigurimi dhe menaxhimi i aplikacioneve në kompjuterat te cilet janë në domainin GOV.
Dokumentacioni Shoqërues i Kërkuar
- – Kerkese zyrtare prane AKSHI-t për këtë shërbim.
- Formulari i kërkesës për të përfituar shërbimin e instalimit automatik te SW të ofruar nga AKSHI.
Hapat e Procedurës
Paraqitja e kerkeses zyrtare prane AKSHI-t;
Procedohet nga specialistet e AKSHI, përkatesisht me instalimin e klientit, menaxhimin qendror dhe automatik (skanime, update).
Afati i Marrjes së Vendimit
Në varesi te volumit të punes teknike, koha mund te varioje nga 1 në 4 ditë pune..
Periudha e vlefshmërisë
Pa afat.
Tarifat dhe Taksat
Nuk ka.
Formular për shërbimet elektronike
Për të nisur procesi i zhvillimit të një shërbimi elektronik duhet plotësuar informacioni qe gjendet në formularin e shërbimit.
Në formularin e shërbimit duhet të qartësohet:
– një përshkrim i detajuar tij,
– baza ligjore në të cilën mbështetet dhe rregullohet ofrimi i tij,
– procedura që ndiqet deri në marrjen e tij,
– koha e nevojshme për marrjen e tij e përcaktuar në ditë pune,
– kostot (nëse ka dhe ofrohet kundrejt tyre) dhe
– periudha e vlefshmërisë (nëse aplikohet).”