Institucionet e administratës shtetërore, në rastet e projekteve që i përkasin fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, duhet të marrin aprovimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për:

i.  Specifikimet teknike të prokurimeve, të realizuara me fonde të buxhetit të shtetit, hua dhe/ose grante të dhëna nga donatorë;

ii. Procedurat që kanë lidhje me pojektpropozime/projekte të ndryshme, dhurata apo ndihma materiale.

në përputhje me VKM Nr.703, datë 29.10.2014 Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Udhëzimit nr. 2 datë 2.9.2013 i Ministrit për ITIK "Për standardizimin e hartimit të Termave të Referencës për projektet TIK në administratën publike" , përpara se të vazhdojnë me procedurat e prokurimit.



Dokumentacioni Shoqërues i Kërkuar

Dokumenti i projektit (termat e referencës) ku pershkruhen proçeset përkatëse, shoqëruar dhe me specifikimet teknike të sistemit që do të ndërtohet.

Mirëmbajtje për projektet TIK, hardware dhe software 

Kërkesë për blerjen e pajisjeve hardware TIK  dhe Specifikimet Teknike Standarde për vitin kalendarik.

 

Hapat e Procedurës

1. Dokumenti i projektit (termat e referencës) dërgohet pranë AKSHI-t në formë shkresore.

2. Projekti (termat e referencës) shqyrtohet nga stafi përkatës.

3. Komunikohet me institucionin në rast të komenteve apo sugjerimeve të mundshme që mund të ketë AKSHI, me email ose me shkresë; 

4. Pasi reflektohen të gjitha komentet dhe sugjerimet e AKSHI-t të bazuara në legjislacionin përkatës dhe ridërgohet dokumenti në formë shkresore nga institucioni që kërkon miratimin, AKSHI miraton projektin duke kthyer përgjigje zyrtare në formë shkresore.


Afati i Marrjes së Vendimit

Koha e kthimit të përgjigjes nga AKSHI varion nga 1 ditë pune në 20 ditë pune, në varësi të projektit për t'u miratuar. 


Periudha e Vlefshmërisë

Nuk ka afat.


Tarifat dhe Taksat

Pa pagesë.