6.jpg

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.673, datë 22.11.2017 ˝Për Riorganizimin e Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vënd të lirë pune në pozicionin :

 

Specialist në Sektorin e Serverave dhe Infrastrukturës Mbështetëse të Sistemeve, në Drejtorinë e Infrastrukturës e-Gov.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

·         Të ketë përfunduar studimet pasuniversitare për: Informatike / Inxhinieri Telekomunikacioni/ Elektronike/Teknologji Informacioni apo në fusha të tjera të ngjashme

·         Të ketë jo më pak se 1(një) vit eksperiencë në punë të ngjashme

·         Të ketë eksperiencë dhe njohuri të mira në teknologjitë e virtualizimit (Hyper-V, Vmware etj)

·         Të ketë eksperiencë dhe njohuri në sistemet e operimit windows Server 2012/2016.

·         Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;

·         Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunimi në grup.

 

PAGA PËR POZICIONIN SPECIALIST: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-b )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 22.01.2018 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumenta:

-        Kërkesë për aplikim;

-        CV;

-        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

-        Fotokopje të librezës së punës;

-        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

-        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

-        Vërtetim i gjendjes gjyqësore;

-        Të paktën një letër rekomandimi;

-        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).