6.jpg

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.673, datë 22.11.2017 ˝Për Riorganizimin e Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vënd të lirë pune në pozicionin :

 

Specialist pranë Sektorit të Menaxhimit të Sistemeve, Drejtoria e Sistemeve e-Gov

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

·         Të ketë përfunduar studimet  pasuniversitare për: Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Informatike, Informatikë, Teknologji Informacioni apo në fusha të tjera të ngjashme;

·         Të ketë jo më pak se 1 (një) vit  eksperiencë pune;

·         Përbëjnë avantazh çertifikime në fushën e kërkuar;

·         Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;

·         Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

Aftësi dhe kualifikime

·         Aftësi shumë të mira në Administrimin e Active Directory

·         I familjarizuar me exchange server, për ofrimin e shërbimeve të email-it

·         Njohje e sistemeve operative.

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-b )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 22.01.2018 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.">This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumenta:

-        Kërkesë për aplikim;

-        CV;

-        Fotokopje të diplomës dhe librezës së notave;

-        Fotokopje të librezës së punës;

-        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

-        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka);

-        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

-        Të paktën një letër rekomandimi;

-        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).

 

 Publikuar më 12/01/2018