6.jpg

 NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.673, datë 22.11.2017 ˝Për Riorganizimin e Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vënd të lirë pune në pozicionin :

 

Specialist në Sektorin e Administrimit të Rrjetit Gov-Net, në Drejtorinë e Infrastrukturës e-Gov.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

·         Të ketë përfunduar studimet për Inxhinieri Telekomunikacioni/Informatikë/Elektronikë apo në fusha të tjera të ngjashme

·         Të ketë të paktën 1 (një) vit eksperiencë në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve ose çështjeve teknike të administrimit të rrjetit;

·         Të ketë njohuri të mira në teknologjitë e ofrimit të shërbimit të internetit/intranetit (Fibër Optike, radio, antena etj.)

·         Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë në ndjekjen dhe zbatimin e projekteve apo proceseve teknike në sektorin e rrjetit;

 

PAGA PËR POZICIONIN SPECIALIST: ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 22.01.2018 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumenta:

-         Kërkesë për aplikim;

-         CV;

-         Fotokopje të diplomës dhe librezës së notave;

-         Fotokopje të librezës së punës;

-         Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

-         Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

-         Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

-         Të paktën një letër rekomandimi;

-         Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).

 

 Publikuar më: 12/01/2018