6.jpg

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.703, datë 29.10.2014, pika 3, shkronja “c” ku shprehimisht thuhet se:

“Përcakton standardet e TIK-ut, bazuar në standardet ndërkombëtare dhe evropiane, të adoptuara, që do të ndiqen nga administrata shtetërore. Këto standarde botohen në Buletinin e Njoftimeve Publike”

Në kuadër të hartimit të Specifikimeve Standarde për TIK për vitin 2018, fton të gjithë grupet e interesit të marrin pjesë në këtë proces duke shprehur komentet e tyre lidhur me specifikimet teknike Standarde brenda datës 12.12.2017. Sugjerimet dhe komentet mund të dërgohen në adresën e e-mail-it This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ose me postë pranë AKSHI-t në adresën  Rr. Papa Gjon Pali i II, Nr 3, 1003 Tiranë.

Shkarkoni draftin këtu.