11164633_10152953525421523_3052876603805878543_o.jpg

Më datë 19.05.2015 Agjencia Kombëtare e Shoqerisë së Informacionit bëri inaugurimin e platformës qeveritare "e-albania", ku ishin të ftuar, Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama, Ministër për Inovacionin dhe Administratën publike Znj. Milena Harito, Ministër i Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla, drejtoresha e QKR-së, Znj.Vasilika Vjero, Nëndrejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Z. Gani Çupi, Kryetari i Bashkisë Durrës, Z. Vangjush Dako dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Portali qeveritar e-albania është një portë unike në internet ku qytetarët, bizneset dhe vetë nënpunësit qeveritarë mund të përfitojne shërbime elektronike. Portali shfrytëzon platformën qeveritare të ndërveprimit në të cilën institucionet lidhen dhe shkëmbejnë informacione me njëri-tjetrin.

Portali së bashku me platformën qeveritare të ndërverprimit nëpërmejt të cilës institucionet ndërveprojnë duke shkëmbyer të dhëna në kohe reale, janë pjesë e rëndësishme e strategjisë së qeverisë për të ofruar shërbime elektronike nepërmjet një pike të vetme kontakti.

Sot portali vjen me 150 shërbime nga 12 që kishte në 2013, plotësisht i rikonceptuar, më estetik, më i lehtë dhe më praktik, i përshtatur dhe për telefonat mobile. Ky portal, së bashku me platformën qeveritare të ndërveprimit mes institucioneve, ofron shërbime elektronike për qytetarët, bizneset madje dhe vetë nëpunësit, nëpërmjet një pike të vetme kontakti, që nga pagesa e taksave, faturave të energjisë, regjistrimin e një biznesi e shumë të tjera me radhë. Për një shërbim shumë më transparent, shumë më të shpejtë, shumë më cilësor për qytetarët, por mbi të gjitha për një shtet që në tërësinë e vet është shumë më i paprekshëm nga korrupsioni.

Gjithashtu për të qenë më pranë qytetarëve, AKSHI do te vendosë në vendet më të frekuentuara sportele dixhitale nëpërmejet të cilave qytetarët mund të përdorin portalin.

Menjëherë ka nisur puna për shtimin e shërbimeve të reja në portal. Brenda vitit 2015, numri i institucioneve të lidhura në platformën qeveritare të ndërveprimit do të arrijë 30 dhe mbi 89 shërbime të reja do shtohen në portal.

Videon e plotë të aktivitetit të inaugurimit mund ta shikoni këtu