b_0_0_0_00_images_kryeministri_ER.jpg

 

Kryeministri Edi Rama, përmes një deklarate për media të enjten e 5 tetorit u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të refuzojnë çdo kërkesë nga ana e institucioneve, për të paraqitur certifikatën personale dhe familjare në letër, pasi tashmë kjo është detyrë e punonjësve të shtetit, të cilët do të kontrollojnë në kohë reale të dhënat e qytetarit të paraqitur në sportel, duke verifikuar të dhënat përmes portalit e-Albania.

“Certifikatat familjare, certifikatat personale janë në sistem dhe zyrat e shërbimeve të shtetit duhet t’i nxjerrin nga sistemi pa asnjë qindarkë, në kohë reale, për t’ju dhënë qytetarëve shërbim. Eshtë administrata dhe zyra e nëpunësi përkatës që duhet të marrë masa që t’i garantojë në funksion të dhënies së shërbimit të qytetareve, përmes portalit e-albania, përmes sistemit të bazës së të dhënave të shtetit online.Për të dhënë një shpjegim se çfarë do të thotë kjo: 56 vjet pritje në harkun e një viti. 56 vjet që konsumohen nga qytetarët, nga kompanitë, thjesht e vetëm për të marrë vërtetime, dokumente, certifikata”, u shpreh kryeministri Rama.

Kreu i Qeverisë përsëriti publikisht edhe një listë të gjatë dokumentesh që tashmë janë në sistem, për të cilat qytetarët dhe bizneset nuk kanë më nevojë të rendin për marrjen e tyre në letër, duke nisur që nga karta e shendetit, vërtetimet e pensionit; konfirmimet për gjendjen aktive të mjetit; autorizimet për rifitimin e lejes së drejtimit; vërtetimet për lejen e drejtimit; kopje e kartelës së pasurisë; Kopje e fragmentit të hartës kadastrale dhe vërtetime të pronësisë.

“Të gjitha këto dokumente, që deri dje u nxinin jetën qytetarëve në rrugë, në radha, me shpenzime përkatëse mbi dhe nën dorë dhe që sot, qytetarët duhet të refuzojnë çdo zyrë dhe çdo nëpunës, madje ta denoncojnë çdo zyrë dhe çdo nëpunës që ua kërkon këto, të printuara, me vete. Aty, ku për shkak të shërbimit këto dokumente kërkohen, i takon zyrës së shtetit, nëpunësit përkatës që t’i sigurojë ato, për llogari të qytetarit, përmes kompjuterit”, theksoi Rama.

Kryeministri bëri me dije se tashmë ministri i Financave dhe Ekonomisë ka urdhëruar të gjitha institucionet e varësisë që të mos kërkojnë më në dokument letër:

Certifikatën e regjistrimit në QKB;

Ekstraktin historik të kompanisë;

Vërtetimin për pagimin e kontributeve nga subjekti;

Vërtetimin për përgjegjësitë tatimore;

Vërtetimin për regjistrin e investitorit;

Vërtetimin për pagim detyrimesh;

Vërtetimin për individë të paregjistruar;

Vërtetim statusi aktiv, përfshirë datën;

Vërtetim xhiro për tre vitet e fundit;

Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin;