b_0_0_0_00_images_foto11.png

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me projektin e-Albania u nderua me  çmimin "Shërbimi Publik më i mirë i vitit" në edicionin e katërt të "Albanian ICT Awards", një aktivitet i organizuar mbrëmjen e 29 prillit në Tiranë.


Kreu i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, znj.Mirlinda Karçanaj u shpreh se ndihej e nderuar për marrjen e këtij çmimi, ndërsa falenderoi si institucionet e përfshira në këtë projekt për bashkëpunimin e suksesshëm, ashtu edhe Kryeministrin Edi Rama, zëvendëskryeministrin Niko Peleshi dhe ministren e Inovacionit, Milena Harito për mbështetjen e vazhdueshme për projektet e ndryshme në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në përgjithësi dhe për e-Albanian në veçanti.

Znj.Karçanaj me këtë rast bëri me dije edhe projektet më të afërta dhe të rëndësishme të portalit unik qeveritar e-Albania.

"Po punojmë për shtimin e rreth 200 shërbimeve të reja në portalin e-Albania, prioritare në reformën e shërbimeve publike, për shtimin e rreth 36 shërbime të Ministrisë së Punëve të Jashtme që do t'i ofrohen qytetarëve shqiptarë jashtë atdheut, për e-Ekzaminimet dhe për një shërbim që e kam shumë përzemër ta lançoj: aplikimin vetëm online për lejet e ndërtimit", u shpreh kreu i AKSHI-t.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm në fushën e TIK-ut ishin të pranishëm zëvendëskryeministri Niko Peleshi e ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito.
 
Lista e Fituesve: 

*ICT Public Servic of the Year in Albania - Mirlinda Karçanaj – Projekti e-albania
*ICT Public Service of the Year in Kosova - Muhedin Nushi
*ICT Innovation of the Year - Rron Cena - Projekti Formom (Printeri 3D)
*ICT Academic of the Year - Blerim Rexha 
*ICT Researcher of the Year - Shkelzen Cakaj 
*ICT Mobility of the Year - Genti Selenica 
*ICT Diploma Thesis of the Year - Evio Abazi 
*ICT Rising Star of the Year - Bleart Kepuska 
*Female in ICT of the Year - Erisa Terolli