Privatësia

OBJEKTI I KËSAJ RREGULLOREJE

Kjo Rregullore  ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave  personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat e tyre.

Bazuar në :

  • –      Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë,
  • –      Ligjin Nr.9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’,
  • –      Ligjin Nr.9918 datë 19.05.2008 ‘Për Komunikimet Elektronike dhe Postare’ si dhe aktet e tjera nënligjore në plotësim.

AKSHI kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe  liritë themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private.

MBROJTJA E TË DHËNAVE 

Mbrojtja e të dhënave bazohet në:

  • a) Përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;
  • b) Grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;
  • c) Mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
  • ç) Saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen duhet ndërmarrë çdo hap i arsyeshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej;
  • d) Mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.
TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE
 E drejta për akses
  • 1. Çdo person ka të drejtë që pa pagesë me kërkesë me shkrim, të marrë nga kontrolluesi:
    • a) konfirmimin nëse të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave të përpunuara dhe për marrësit e kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale;
    • b) në një formë të kuptueshme, të dhënat personale dhe informacionin e disponueshëm për burimin e tyre;
  • 2. Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, informon subjektin e të dhënave ose i shpjegon atij arsyet e mosdhënies së informacionit.
Kontrolluesi
  • Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
  • Rr. Papa Gjon Pali i II, Nr 3
  • 1003 Tiranë, Shqipëri

        Web: www.akshi.gov.al

E DREJTA PËR TË KËRKUAR BLLOKIMIN,KORRIGJIM,FSHIRRJEN
  • 1. Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave pa pagesë, kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.
  • 2. Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave, duhet ta informojë atë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit apo të fshirjes.
  • 3. Kur kontrolluesi nuk bën bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të kërkuara prej tij, subjekti i të dhënave ka të drejtë të ankohet te komisioneri.
PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE

AKSHI nuk i transmeton të dhënat tuaja personale palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht për një gjë të tillë.

MASAT E SIGURISË NË LIDHJE ME TË DHËNAT PERSONALE

AKSHI, është i  ndërgjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale dhe respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’ Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, AKSHI kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin  lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni pasi kushtet e këtyre faqeve  mund të ndryshojnë nga ato të AKSHI-t.

PYETJE APO ANKESA
  • Me anë të shpjegimit të mësipërm, AKSHI shpreson t’ju ketë informuar saktësisht dhe në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë suaj.
  • Nëse keni pyetje, ankesa/kërkesa, ose vërejtje rreth këtyre çështjeve, mos hezitoni që të na kontaktoni në adresën e mëposhtme:
Kontrolluesi
  • Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
  • Rr. Papa Gjon Pali i II, Nr 3
  • 1003 Tiranë, Shqipëri
  • Web: www.akshi.gov.al

 

E DREJTA PËR TU ANKUAR

1. Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë.

Komisionieri për Mbrojtjen e të dhënave

Rruga “A. Toptani”, Kati II-të.

 Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.

TË TJERA

Kjo rregullore duhet kuptuar në përputhshmëri me Kushtet e Përgjithshme të kësaj faqeje.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit  rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë rregullore në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.