Kreu » AKSHI

Misioni dhe aktiviteti i AKSHI

Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit eshte krijuar se fundmi. Agjencia u be operacionale ne Shtator te vitit 2007 dhe aktualisht ka nje personel prej 35 veta. Objektivi i pergjithshem i saj eshte koordinimi i te gjitha aktiviteteve te Qeverise Shqiptare ne fushen e teknologjise se informacionit dhe komunikimit.
 
Detyrat kryesore te AKSHI ndahen ne tre drejtime:

  • Procesi i politik-berjes qe konsiston ne: hartimin e Strategjise Kombetare per Shoqerine e Informacionit, draftimin e akteve ligjore dhe nenligjore ne fushen e shoqerise se informacionit;
  • Koordinimin e te gjitha projekteve te lidhura me TIK ne administraten publike. Shume institucione nderkombetare jane duke e mbeshtetur Shqiperine ne fushen e TIK. Detyra e AKSHI eshte te sinkronizoje aktivitetet e qeverise ne kete fushe me synim shmangien e mbivendosjes dhe maksimizimin e perfitimeve.
  • Standartizimi dhe asistenca teknike jane gjithashtu ne fokusin e punes se AKSHI. AKSHI po punon per percaktimin e standardeve per TIK ne administraten publike. Do te zhvilloje rrjetin e brendshem per administraten publike perfshire GovNet dhe portalin e-government etj.

 

Aktivitete

Aktivitete te tjera
Te gjitha te drejtat e rezervuara. © 2010 AKSHI